Fshati Fushë-Peshtan të Poliçanit është përfshirë nga zjarri. Sipas informacioneve, zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm dhe është përhapur përgjatë aksit rural Fushë Peshtan-Karkanjoz, duke përfshirë edhe arat me të mbjella.
Mjetet zjarrfikëse të Poliçanit e kanë pasur të pamundur të shuajnë flakët dhe se kanë kërkuar ndihmën e Repartit të Shpëtimit nga Zjarri Berat.
Tre mjete nga Berati janë nisur drejt Poliçanit dhe vetëm pak minuta më parë është bërë e mundur shuarja e zjarrit. Si pasojë e flakëve janë djegur dhjetëra rrënjë ulliri dhe disa dynym tokë arë me të mbjella, ferra e shkurre.