Kryeministri Edi Rama ka kritikuar kryebashkiaken e Durrësit, Emiriana Sako për menaxhimin e zjarreve në vend. Rama i tha Sakos është shumë e rëndë fakti që po ia kalojnë në menaxhimin e zjarreve, bashki si Berati dhe Fieri.
“Ne jemi dhe një vend ekspertësh, me këtë numrin e ekspertëve që ne kemi duhet të na jepnin të gjithë seksionin e konsulencave që të asistonim BE për zgjidhjet e menjëhershëm. Biles ekspertë nga shtëpia, me celular ta japin zgjidhjen që thua si ka mundësi kaq e lehtë të jetë zgjidhja. Pro gjërat janë pak më të ndërlikuara sesa duken.
E lavdërova me të drejtë Durrësin për pastrimin por nuk mund të them të njëjtën gjë për organizimin për zjarret. Nuk kemi ça ti themi Beratit apo Fierit dhe ne të dy që jemi durrsakë të na i kalojë Berati dhe Fieri është e rëndë.
Për ty është më e rëndë në fakt se unë i kam ca rrënjë në Berat dhe mbahem por për ty që je 100% nga moma dhe nga baba durrsak është çik e rëndë kjo”, tha Rama.