10 persona kanë mbëtur të plagosur rëndë, ndërsa 50 të tjerë kanë marrë plagë të lehta si pasojë e një aksidenti hekurudhor që ka ndodhur në jug të Francës.
Shkak i aksidentit është bërë përplasja e trenit me një pemë që kishte rënë mbi hekurudhë si pasojë e motit të keq pranë qytetit Montpelje.
Shërbimet e emergjencës, mbi 10 ambulanca, si edhe një helikopter për të transportuar në spital personat e plagosur rëndë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes.
Në tren mendohet se udhëtonin rreth 200 pasagjerë.