Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratës së Tobias Ruettershoff, drejtues i zyrës së fondacionit gjerman ”Konrad Adenauer” në Tiranë, tha se shkaku kryesor i largimit të rinisë dhe profesionistëve të kualifikuar nga Shqipëria është korrupsioni.
Në një postim në rrjetet sociale, Blushi thekson se Partia e Lirisë është e vendosur që ta çrrënjosë korrupsionin me çdo çmim dhe se “miliardat e vjedhura nga banda e Ramës do t’ua kthejmë shqiptarëve”.
Deklarata e Tedi Blushit
DO TA ÇRRËNJOSIM KORRUPSIONIN ME ÇDO ÇMIM!
MILIARDAT E VJEDHURA NGA BANDA E EDI RAMËS DO T’UA KTHEJMË SHQIPTARËVE!
Korrupsioni është arsyeja kryesore e shpopullimit të vendit.
Asnjë popull në rajon dhe në Europë, nuk vidhet siç vidhemi ne, as varfërohet siç varfërohemi ne, çdo ditë.
Korrupsioni dhe kapja e shtetit e ka penguar për vite të tëra anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.
Vetëm lufta pa kompromis kundër bandës së Edi Ramës që vjedh çdo ditë pasuritë publike dhe pronat e shqiptarëve është thelbësore për të ndalur zbrazjen e Shqipërisë dhe për t’u anëtarësuar në familjen europiane.
Mos u mashtroni nga fushatat për “lodhjen” apo “zhgënjimin” me BE.
Shqiptarët janë të zhgënjyer, të lodhur, të vjedhur dhe të pashpresë vetëm nga Qeveria.
Përballë korrupsionit, varfërisë, arrogancës, brutalitetit, padrejtësisë, pandëshkueshmërisë dhe injorancës që na qeveris kërkohet rezistencë. Jo dorëzim, jo indiferencë.
Të bashkohemi në qëndresën ndaj së keqes! Vetëm kështu do të ndalim shpopullimin dhe do të afrohemi më shpejt drejt BE!
KOHA PËR REVOLUCION ANTIKORRUPSION ËSHTË TANI!