Dy avionë dhe dy helikopterë grekë kanë vënë nën kontroll zjarrin në Dropull teksa u janë dashur të bëjnë mbi 12 fluturime përreth zonës së pushtuar nga zjarri masiv.
Gijotina.com raporton se zjarri është vënë nën kontroll në pjesën më të madhe të territorit.
Duhej ndërhyrja nga Greqia që situata të neutralizohej pasi rrezikohej edhe “Syri i Kaltër”.
Sakaq duket se, shefi i policisë zjarrfikëse në Gjirokastër ka nisur pushimet. Madje nuk iu është përgjigjur jo vetëm interesit të banorëve për ndihmë, por as medias për dëmet e shkaktuara.