Pak kohë më parë kryeministri Edi Rama u mburr në rrjetet sociale me nismën e tij të re humanitare. Ai ndau në Facebook, një foto në ambjentet e spitalit ku dukej duke dhuruar gjak. Por kreu i qeverisë nuk është ndalur me kaq, ai ka detyruar të gjithë vartësit e tij të bëjnë të njëjtën gjë.
Të paktën kështu thotë një nga vartësit e ministres së Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro. Në një denoncim për JOQ, një punonjës i Ministrisë së Mjedisit ka zbuluar se ka ardhur urdhër nga lart që punonjësit të dhurojnë gjak me apo pa dëshirën e tyre. Kjo e bërë vetëm me qëllimin që Rama të propagandojë tek populli imazhin e “humanitarit”.
“Përshëndetje JOQ. Po detyrohen punonjësit e administratës të dhurojnë gjak në emër të fushatave “reklamuse sensibilizuese “ të të madhit dhe na e kanë njoftuar në zyra. Punoj tek ministria Mjedisit dhe detyrohen çdo drejtori nga 2-3 veta që të dhurojnë gjak që ky të krijojë imazhin e tij si njeri humanitar. Por pa u pyetur nëse këto punonjës duan apo jo të dhurojnë gjak.”-thuhet në mesazh.