Konferenca e përbashkët e mbajtur në Greqi, mes ministres së Jashtme gjermane, Annalena Burbock dhe homologut grek, Nikos Dendias, u ndërpre nga një incident i vogël, ndërprerja e energjisë elektrike. Ironike ishte fakti që të dy ata po flisnin për krizën elektrike që ka përfshirë kontintetin, kur në sallë u fikën papritur dritat.
Ministri grek, Dendias tentoi ta kalonte situatën duke vazhduar fjalimin, por për shkak të shkëputjes së energjisë iu fik edhe mikrofoni. Megjithatë gjithçka iu kthye shumë shpejt normalitet.
U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin
Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....