Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me përmbytjet më vdekjeprurëse që ka parë ndër vite, ndërsa mësohet se numri i viktimave në rajonin Appalachian të Kentucky, ka shkuar në 25. Pritet që numri i viktimave të rritet, ndërsa qindra shtëpi dhe biznese ndodhen të përmbytur.
Presidenti i SHBA-së Joe Biden i cilësoi përmbytjet në Kentucky më të mëdha në dekada dhe një katastrofë të madhe humanitare. Mes të vdekurve janë të paktën gjashtë fëmijë, njëri prej të cilëve është vetëm një vjeç.
Pas inspektimit të dëmeve nga ajri me një avion të Gardës Kombëtare, Besir tha se përmbytjet ishin “më të këqijat” që kishte parë.
“Ka shumë njerëz që janë zhdukur. Do të bëjmë gjithçka për t’i gjetur”, tha ai. Deri më tani, ekuipazhet kanë shpëtuar qindra njerëz me varka dhe helikopterë në një zonë të varfër të zonës, ku përmbytjet pas shirave të rrëmbyeshëm shkaktuan rrëshqitje balte, përmbytën rrugët dhe lanë 33,000 njerëz pa energji elektrike.
Shkencëtarët kanë deklaruar se ndryshimi i klimës është shkaku për ngjarje të tilla ekstreme të motit, si përmbytjet në Kentucky.