Kryenegociatorja e re Majlinda Dhuka ka folur sot për herë të parë në krah të kryeministrit Edi Rama në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ajo tha se kërkon nga kolegët bashkëpunim dhe rezultate, ndërsa e vlerësoi besimin që iu është dhënë duke thënë se ky është një moment historik.
“Faleminderit për besimin tuaj dhe të qeverisë shqiptare. Është me përgjegjësi të lartë që e nis detyrën time sot. Të dashur kolegë, kërkoj bashkëpunim, shpejtësi, progres, rezultat. Me shumicën prej jush kam punuar edhe më herët. Momenti është historik, besimi qe na është dhënë është i veçante, do t’ju lutesha për bashkëpunim maksimal”, tha ajo.