Shqiptarët që kanë punuar në Itali, do të marrin pension dhe në Shqipëri. Astrit Hodo, Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore duke sqaruar marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë tha se në këtë mënyrë bashkohen vitet e kontributeve në të dy vendet dhe qytetari merr pensione të ndryshme në të dyja shtetet.
“Është parashikuar bashkimi i periudhave kontributeve që do të thotë, vetëm për të plotësuar kriteret ligjore, ne kemi 15 vjet sigurime dhe Italia ka 20 vjet sigurim, do të konsiderohen periudhat kontributeve të realizuara në Itali njëlloj sikur janë bërë në Shqipëri, që do të thotë vetëm për të kualifikuar. Ne do ja paguajmë llogarinë e vet, IMSI-it italian që është homologu i ISSH-së, do i paguajë në llogarinë e vetë. Do marrin dy pensione.
Bashkimi i periudhave i fut në kushte të dy skemat. Në marrëveshje është thënë që e drejta për të përfituar është nga momenti që hyn marrëveshja në fuqi, porky është momenti që do të merren lekët, por nuk do të thotë që nëse një qytetar shqiptar ka dalë në pension në Itali në 2015, nuk do i marrë lekët në 2015, por do i marrë në momentin që do të hyjë marrëveshja në fuqi”, tha Hodo.
Nga kjo marrëveshje përfitojnë afro rreth 700 mijë shtetas shqiptarë të cilët jetojnë në Itali dhe përfitojnë nga marrëveshja reciproke për pensionet.