Është përfshirë nga flakët një banesë në Tiranë, ku si pasojë ka mbetur e plagosur një e mitur. Bëhet me dije se ngjara ka ndodhur në fshatin Façesh, ku është shkrumbuar totalisht banesa e shtetasit B.B dhe si pasojë ka marrë plagë vajza e tij 8-vjeçe.
E mitura është dërguar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.