Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë se bllokoi diskutimet në Kuvend përsa i përket ndryshimeve në kabinet. Më tej, Tabaku tha se është e papranueshme që opozita të mos ketë asnjë hapësirë për diskutim në Kuvend.
Ndërkaq, deputetja e PD-së ka komentuar dhe “Dosjen I.M”, e zbuluar pak ditë më parë nga Autoriteti i Dosjeve ku komentohej përfshirja e një politikani të niveli të lartë me ish-Sigurimin e Shtetit të regjimit famëkeq komunist.
“Sot parlamenti mohoi kërkesën e PD, u ndryshuan dhe prioritetet e qeverisë. E papranueshme që opozita të mos ketë asnjë hapësirë parlamentare. Besoj se ndryshimi i zëvendës kryeministrit është i papranueshëm.
A kishte lidhje me aferën e inceneratorëve. Unë e kuptoj llogoren politike, ne jemi për parimin e hapjes së Dosjeve, ligj që do sjellë ndarjen e Shqipërisë nga tranzicioni.
Të gjithë deputetët e parlamentit duhet të bien dakord për hapjen e dosjeve, nuk patëm mundësi që të diskutonim as për rezolutën e Kosovës. Shpresoj shumë që sjellja të ndryshojë në shtator, shpresoj që kryetarja e Parlamentit të dalë mbi palët, nuk shpresoj se Rama do të ndryshojë. “-tha Tabaku.