Një video nga seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, po bëhet virale në rrjet. Në videon e kapur nga gazetarët duket sesi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu e zë uria gjatë seancës në Kuvend. Ai fshehurazi fillon të nxjerrë poshtë “bankës” në Kuvend, biskotat e kripura për të cilat kujdeset mos ta shohë njeri.
Po ashtu nga videoja, dallohet që deputeti mundohet të mos bëjë shumë zhurmë dhe gjithashtu i kushton kujdes përtypjes së biskotave.