Më datë 28 Korrik Partia Socialiste ka organizuar thirrje miting me socialistët ku ndër të tjera do të ketë të ftuar këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare, me rastin e çeljes së negociatave.
Deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka publikuar një mesazh që sipas tij i është dërguar administratës për të marrë pjesë më 28 korrik në atë që e quan festë për hapjen e negociatave.
Boçi shkruan se gjoja-festën për hapjen e negociatave Rama synon ta kthejë në një antimiting të 7 Korrikut. Sipas tij, urdhrat verbalë e sms janë të prerë: Askush të mos mungojë!
POSTIMI I PLOTË
Rama gjoja-festën për hapjen e negociatave po synon ta kthejë në një antimiting të 7 Korrikut. Kërkon t’i dëftejë botës mbarë se sa të lumtur janë shqiptarët nën regjimin e tij.
Për këtë kërkon ta marrë zvarrë administratën bashkë me gëzimin e saj që ajo ta shpërthejë me zor atë në shesh. Urdhrat verbalë e sms janë të prerë.
Askush të mos mungojë!!! Tamam tamam i bie sipas asaj shprehjes me pak ndryshim:
“Kërcen administrata nga belaja”
Ja një sms ftesë-kërcimi?