23 000 bimë kanabis sativa janë asgjësuar nga Policia e Gjirokastrës dhe ajo e Tepelenës, në zonën e Kurveleshit.
Forcat blu i gjetën bimët të mbjella në 13 parcela, në zona të pyllëzuara dhe pa pronar.
Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Policia po punon më tej për identifikimin dhe kapjen e autorit të kultivimit.