Partia e Lirisë vijon të mohojë që politikani i nivelit të lartë, I.M, që rezulton bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit është kryetari i saj aktual dhe ish-presidenti, Ilir Meta. Silva Caka, sekretare e marrëdhënieve për publikun tha se në 17 maj 2022, politikani I.M është informuar për dokumentetet ku përmendet në dosjet e Sigurimit të Shtetit. Ajo theksoi se I.M nuk është ish-presidenti Ilir Meta.
“Autoriteti i Dosjeve nuk i ka vendosur kurrë në dispozicion me kërkesë të tij, z.Ilir Rexhep Meta një dosje të ish-Sigurimit për shtetasin I.M
Vendimi i Autoritetit të Dosjeve, siç rezulton nga vendimi i është dorëzuar shtetasit I.M, që e ka kërkuar, në një “datë historike”, 17 majin e martesës Rama-Basha, por kurrë z.Ilir Rexhep Meta.
Ky vendim provon se Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Rexhep Meta nuk ka asnjë lidhje me shtetasin I.M”, tha Silva Caka.
Deklaratë për mediat e Sekretares për Marrëdhënien me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka:
Lidhur me vendimin 227, datë 17.5.2022, të Autoritetit të Dosjeve, të publikuar sot në media, konfirmojmë zyrtarisht se:
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Rexhep Meta nuk i është drejtuar kurrë Autoritetit të Dosjeve me asnjë kërkesë për informim.
Autoriteti i Dosjeve nuk i ka vendosur kurrë në dispozicion me kërkesë të tij, z.Ilir Rexhep Meta një dosje të ish-Sigurimit për shtetasin I.M
Vendimi i Autoritetit të Dosjeve, siç rezulton nga vendimi i është dorëzuar shtetasit I.M, që e ka kërkuar, në një “datë historike”, 17 majin e martesës Rama-Basha, por kurrë z.Ilir Rexhep Meta.
Ky vendim provon se Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Rexhep Meta nuk ka asnjë lidhje me shtetasin I.M.
I bëjmë thirrje Autoritetit të Dosjeve, që me një e-mail anonim justifikon këtë lojë të pështirë institucionale, politike dhe mediatike, kur e di shumë mirë brendinë e dosjes dhe pasojat e saj, të sqarojë menjëherë kush është shtetasi I.M.
ASGJË NUK E NDAL REVOLUCIONIN ANTIKORRUPSION!
LETRA E PUBLIKUAR SOT
Autoriteti i Dosjeve ka publikuar te merkuren në Facebook, një dokument sipas të cilit I.M. është vendosur në dijeni për këtë çështje.
Madje sipas këtij dokumenti, I.M. i është dorëzuar materiali prej 140 faqesh që figuron në dosjet e ish-sigurimit të shtetit. Këto vendime, sipas dokumentit të publikuar, janë marrë që në 17 maj të këtij viti.