Ilir Meta, me tone të larta është shprehur se ka nisur “beteja e Stalingradit” për të shpëtuar Shqipërinë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se bleu opozitën për të heshtur.
Gjatë një mbledhje të zhvilluar të Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, Meta ka ironizuar arrestimet e zyrtarëve socialistë. Sipas ish-Presidentit, atyre u është siguruar se do t’i shpëtojnë burgut, sapo të heqin qafe Ilir Metën dhe Sali Berishën.
“Kostoja e jetesës është rritur pafund. Shqiptarët po ia mbathin. I thonë fëmijëve ik andej dhe na sill ndonjë lek. Nga Serbia ikën një person, nga Shqipëria ikin 10. Një vend që ka çelur negociatat që në vitin 2012, Mali i Zi, ndërkohë që stabilizim asocimin e firmosën 2 vjet pas nesh. Ata ecin shpejt. Çfarë t’iu them për borxhin publik. Biznes marrin njëherë kur ia heqin dikujt. Jashtë fiton gjyqin ndërkohë që këtu nuk mori atë që i takon. Gjobën e paguajnë shqiptarët. Për korrupsionin jeni lider global, jo rajonal. Ne jemi të dytët pas Zimbabwe. Sipas Transparency në 2022 jemi përkeqësuar me 26, 27 vende. Shikoni rezolutën e Parlamentit Europian. Ata duan ta fusin Shqipërinë prej kohësh. Ndërsa ne kërkojmë rrugë të tjera për t’i bërë bisht kërkesave të BE-së. Këto janë tregues të asaj se ku jemi. Janë fakte. E përjeton shumica e familjeve shqiptare. Përveç pasigurisë, gjobvënies, presionit politik, seleksionimit të njerëzve të besuar dhe të dyshuarve të armiqve dhe të deklasuarve. Kanë denoncuar, çfarë i ka gjetur këta. Do bëjnë pak burg, do të të mbajmë aty për ca kohë, por mos ki merak se nuk do të hetohen familjarët dhe shokët. Duro sa të heqim qafe Saliun dhe Ilirin. Tani mesazhi duhet të jetë i qartë, beteja e Stalingradit për të shpëtuar Shqipërinë, ka filluar. Paguan mirë Rama që opozita të flejë mirë, që kur ishte për t’i rënë Tahirit, i binin Beqajt”, tha Meta.