Ish-Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar bashkëpunim me Sali Berishës, pavarësisht shpalljes “non grata” të këtij të fundit nga SHBA dhe Britania e Madhe.Ai theksoi se së bashku me të do të luftojnë për largimin e qeverisë “Rama3”.
Pyetje: Mund të zgjidhni partnerët. Berisha “non grata”. Si ndikon kjo?
Meta: Edhe nga Zelanda e re të jetë “non grata” kjo nuk ka të bëjë me qëndrimin tim në parimet e demokracisë. Problemi im është që të shpallim “non grata” regjimin kleptokratik. Qëllimi i im është shqiptarët të mbretërojnë përmes referendumit. Rezoluta e fundit e BE thotë duhet miratuar ligji për të bërë referendumet.
Pyetje: “Non grata” ka marrë vëmendje, nga Britania dhe SHBA.
Meta: Nuk komentoj arsyet e një vendi tjetër, kanë arsyet e tyre, por nuk ka asnjë arsye për të mos respektuar vullnetin e anëtarëve të PD.
Pyetje: Aleanca me Berishën a vështirëson punën e opozitës së bashkuar?
Meta: Janë historitë dhe përrallat e Edi Ramës, “gratat” e “non gratat”, qëllimi është “non grata” e qeverisë kjo është kryesorja. Do bëhemi me çdo njeri që është për referendumin.