Monika Kryemadhi tashmë zyrtarisht e dorëhequr nga LSI, e njohur tashmë si Partia e Lirisë është pyetur nga gazetarët nëse opozita është më e fortë me dyshen Sali Berisha dhe Ilir Meta apo me atë dhe Lulzim Bashën.
Kryemadhi nuk kurseu batutat duke e cilësuar ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha një mollë që kalbi gjithë opozitarizmin.
“Ohoho, shumë më shumë, molla e kalbur e kalb të gjithë arkën, është një mollë që e kalbi të gjithë opozitarizmin.”-tha Kryemadhi.