Ish-Presidenti i vendit Ilir Meta i pyetur gjatë një konferencë për mediat nëse do bashkohet me Sali Berishën, pas thirrjes së ish-kryeministrit për tu bërë pjesë e fronit opozitar, ai është shprehur se është i gatshëm të bashkëpunojë me çdo shqiptar të ndershëm.
Meta u shpreh se Shqipërinë e ndryshon vetëm referendumi dhe se është vënë në pikëpyetje ekzistenca e këtij shteti. Ish-kreu i shtetit theksoi se pushteti më i madh që dëshiron t’i japë vetes është ai i partisë së referendumit, që sipas tij arrihet shumë shpejt.
“Do bashkëpunojmë me çdo shqiptar të ndershëm patriot dhe demokrat. Nuk jam në garë me Berishën, nuk kam qenë as me Lulushin. Kam që në 2 mars që i pres të gjithë të bashkohem për ti hënë fuqinë popullit shqiptar. Shqipërinë e ndryshon vetëm referendumi, është primarja. Është vënë në pikëpyetje ekzistenca e këtij shteti”, tha Meta.
Pyetje: Si ndiheni që tani që nuk keni pushtet, s’keni pushtet?
“Kam pushtet të jashtëzakonshëm, e kam të vështirë të dal në rrugë se harxhoj kohë me takimet. Pushteti më i madh që dua ti jap vetes është pushteti i partisë së referendumit. Ua kam lënë të gjitha bashkitë e qeveritë, dua vetëm referendumin, do e arrijmë shumë shpejt”, u përgjigj ai.