Deputeti socialist Erion Braçe ka thumbuar Arben Ahmetaj pasi ky i fundit u shkarkua ditën e sotme nga posti i zëvendës kryeministrit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social, Braçe ka shkruar “globi rrotullohet”, duke nënkuptuar se e njëjta gjë i kishte ndodhur edhe atij gjatë kohës që ka mbajtur postin e zëvendëskryeministrit dhe më pas u shkarkua nga Rama.
“Rreth e rreth përqark, globi rrotullohet; Ditë më ditë, rrotullohet!”, shkruan Braçe.