“Mos kini frikë”/ Zbuloi në tik-tok sesi u fut në Angli, shqiptari bie në “grackë” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Mos kini frikë”/ Zbuloi në tik-tok sesi u fut në Angli, shqiptari bie në “grackë”

22:36 | 24/07/2022
në Uncategorized
0

Ka hapur sërish një debat të madh mediatik dhe qeveritar postimi në TikTok i një të riu shqiptar.

Një emigrant ilegal, i cili muajin e kaluar kaloi në Britaninë e Madhe me një varkë të vogël, ka marrë vëmendjen e tablodit të madh britanik Daily mail. I riu është ekspozuar vetë në mediat sociale dhe ka treguar sesi i ka shpëtuar autoriteteve britanike të emigracionit nga kampi ku e mbanin dhe me pas tregon sesa e lehtë është të mbërrish në ishull.

Elvis Zoto, 19 vjeç, u mburr në rrjetet sociale për hyrjen ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe madje postoi një foto të formularit të regjistrimit të tij në Home Office që tregon se shqiptari mbërriti në Dover më 29 qershor. Daily Mail njihet për qëndrimin e tij të fortë editorial kundër emigracionit dhe nuk lë rast pa shkruar ne favor të shtrëngimit të masave ndaj të huajve që vijnë në ishull ilegalisht.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Kësaj radhe, si në shume raste të mëparshme, DailyMail shkruan për rastin e një shqiptari 19-vjeçar të quajtur, Elvis Zoto, i mbërritur me gomone muajin e kaluar në Angli përmes kanalit te La Manshit apo English Channel, i cili ka rënë në grackën e gazetarëve të saj investigative, ku shqiptari vetë mburret sesa lehtesisht i ka ikur autoriteteve të emigracionit, të cilët nga një kamp refugjatësh e kishin sistemuar në një hotel.

Ka qenë vetë emigranti shqiptar që në mediat sociale është vetë ekspozuar se ka hyrë ilegalisht në Angli, madje ka postuar edhe një formular regjistrimi të Home Office që tregon se ai ka mbërritur në Dover në 29 qershor. Në një video në Tik Tok-un e tij, Zoto, shfaqet i ulur në një kafene në një rrugë të frekuentuar të Londres, me emojies që tregojnë buzëqeshjen dhe në imazhe të tjera poston tufa me kartëmonedha paundësh.

Emigranti shqiptar është kontaktuar nga një gazetar i Mail On Sunday që është hequr si emigrante në France, ku Zoto ka pretenduar se udhëtimi për në Britani ka qenë i lehtë, por i ka këshilluar “të nxitojnë me udhëtimin sepse ligji do ndryshojë shumë shpejt”.

I pyetur për rreziqet e udhëtimi nëpër La Mansh me gomone apo varka, ai ka thënë ”mos kini frikë. Unë mbrita me gomone, një udhëtim që nuk kërkon shumë para. Në kamp të mbajnë dy ditë dhe pastaj të lirojnë e të çojnë në hotel. Thuajuni autoriteteve që je i martuar dhe mbaron historia. Unë u largova nga dritarja. Zhdukuni për ndonjë muaj dhe mos u njeni e pas një muaji gjeni një avokat emigracioni,”- citohet Elvis Zoto nga tabloidi britanik Daily Mail.

Gjatë viteve të fundit është e disata herë që emigrantë shqiptarë në mediat sociale vetë ekspozohen dhe tregojnë historitë e tyre të ardhjes, qëndrimit dhe jetës ne Angli, shpesh me foto a video me shuma të mëdha kartëmonedhash, të cilët kanë rënë preh e gazetarisë investigative britanike.

Më shumë se 15,000 njerëz – përfshirë kriminelë që më parë ishin dëbuar nga Britania e Madhe – kanë kaluar Kanalin këtë vit.

 

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
“Pse vishesh me të gjera?”/ Si ia zbuloi telefonuesja sekretin e shtatzënisë Andressës

“Pse vishesh me të gjera?”/ Si ia zbuloi telefonuesja sekretin e shtatzënisë Andressës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com