Pas dorëzimit të detyrës Presidentit Bajram Begaj dhe përshëndetjes me pasardhësin e tij, duke bërë shqiponjën me duar, Ilir Meta ka zgjedhur të largohet në këmbë nga Presidenca.
Gjithçka ndodhi sot në ceremoninë e betimit të presidentit të ri, Bajram Begaj. Në postin e kreut të shtetit ai do të zëvendësojë Ilir Metën. Të pranishëm në sallën e Kuvendit ishin edhe përfaqësues të trupit diplomatik si dhe krerët e komuniteteve fetare.
Begaj u betua si presidenti i 8-të i Republikës së Shqipërisë dhe tha se vendi ka nevojë për unitet dhe të gjithë bashkë mund ta bëjmë Shqipërinë edhe më të bukur.