Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentit të ri të Republikës, Bajram Begajn. Ai ka mbërritur i vetëm ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.
Ndryshe nga Basha, grupi i PD-së, i kryesuar nga Sali Berisha kanë vendosur ta bojkotojnë ceremoninë.
Begaj do të ulet zyrtarisht në postin e Kreut të Shtetit duke marrë detyrën nga Presidenti në largim, Ilir Meta, i cili mbyll sot një cikël 5-vjeçar në Presidencë. Theksojmë se Begaj do të jetë Presidenti i tetë i Shqipërisë post komuniste. Ai do të pasojë në këtë detyrë Ilir Metën.