Ka nisur pak minuta më parë ceremonia e betimit të presidentit të zgjedhur Barjam Begaj, si kreu i ri i shtetit. Cermonia nisi me fjalën e kryetaret së Kuvendit, Lindita Nikolla, ku Begaj u betua para deputeteëve të Kuvendit dhe të ftuarve të tjerë duke marrë zyrtarisht detyrën si president i vendit.
Begaj, pason paraardhësin e tij, Ilir Meta dhe është presidenti i 8-të i vendit që nga periudha e demokracisë.
Pas betimit, Begaj ka marrë fjalën në Kuvend.
Ndërkohë që të pranishëm do të jenë përfaqësuesit e maxhorancës, ata të grupit të PD të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj dhe përfaqësues të selive diplomatike në vendin tonë.
Nga ana tjetër deputetët e Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha kanë vendosur ta bojkotojnë këtë seancë.
Pas betimit në Kuvend, Begaj do të drejtohet drejt presidencës ku do të mbahet edhe ceremonia shtetërore.
A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy
The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...










