Presidenti i zgjedhur Bajram Begaj ka mbërritur pak minuta më parë në Kuvend ku do të bëhet ceremonia e betimit të tij, si kreu i ri i shtetit.
Ai është shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe fëmijët ndërsa është pritur nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
Seanca do të nisë në orën 18:00 në parlament ndërkohë që të pranishëm do të jenë përfaqësuesit e maxhorancës, ata të grupit të PD të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj dhe përfaqësues të selive diplomatike në vendin tonë.
Nga ana tjetër deputetët e Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha kanë vendosur ta bojkotojnë këtë seancë.
Pas betimit në Kuvend, Begaj do të drejtohet drejt presidencës ku do të mbahet edhe ceremonia shtetërore.
U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin
Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....