Fluturimi i Vueling-VY1367 nga aeroporti Fiumincino i Romës për në Alicante të Spanjës u shty për dy orë pas alarmit që u dha në aeroport. Fluturimi ishte i planifikuar për në orën 18:30, por frika për një sulm të mundshëm bëri që të shtyhej për disa orë.
Fakti është se këtë herë ishte ideja prej budallai e një pasagjeri të ri që shkaktoi problemin, siç u shfaq në orët e fundit.
Imazhe horror
Gjithçka nisi pak minuta para nisjes, kur në iPhone-ët e disa prej 147 udhëtarëve u paraqit kërkesa për të pranuar një mesazh të mbërritur përmes AirDrop. Megjithëse dërguesi ishte i panjohur, shumë prej tyre kanë dhënë (me pakujdesi) dritën jeshile. Në atë moment një zhurmë dhe shprehje shqetësimi filloi të përhapej midis sediljeve, për atë çka ishte shfaqur në ekranin e pajisjeve Iphone, që i shoqëronte edhe një tekst i paqartë në gjuhën amharike (gjuha zyrtare e Etiopisë) me titull “Zgjohu zgjohu zgjohu”, që më vonë doli të ishte anatemë e vdekjes dhe fatkeqësisë.
Ankesa dhe precedenti
Si normale, marrësit i lidhën menjëherë këto përmbajtje me praninë e mundshme në bord të një agresori.
Për arsye sigurie, komandanti vendosi të pezullonte nisjen në momentin e fundit dhe të lajmëronte Policinë Kufitare. Agjentët nuk vonuan shumë për të identifikuar personin përgjegjës për ngjarjen.
Ai është një 18-vjeçar spanjoll që kishte qenë në humor për të bërë shaka “pa kripë”, e cila u denoncua menjëherë për alarm.
Në zhvillimin e “planit” të tij, ai ndoshta u frymëzua nga një episod i ngjashëm që ndodhi në maj në një fluturim Tel Aviv-Stamboll, kur nëntë persona kishin dërguar foto të përplasjes së avionit tek pasagjerët e tjerë përmes AirDrop.
Edhe në atë rast, pas frikës së kuptueshme, gjithçka u zgjidh për fat me një shtyrje të thjeshtë (ndonëse të bezdisshme) të nisjes së avionit.
U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin
Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....