Pas sulmit kibernetik, që pezulloi veprimatinë e gjithë shqiptarëve në rrjet qarkullon një website me emrin “HomelandJustice.ru” “Drejtësi për Atdheun”.Nuk dihet nëse ky grupim mund të ketë lidhje me hakerat, të cilët sulmuan me agresivitet serverat e platformës qeveritare e-Albania dhe institucioneve të tjera për ditë me radhe, por në të ka sulm ndaj AKSH-it, si dhe bëhen thirrje kundër disidenteve iranianë, të cilët janë strehuar në Manëz të Durrësit, dhe përbëhet nga një komunitet prej 3000 personash.Website-i në fjalë ka në ballinë flamurin shqiptar dhe përsërit pyetjen që qarkulloi përmes sms-ve te qytetarët përpara disa ditëve: Përse duhet të harxhohen taksat tona për terroristët e Durrësit?Website nuk mund të aksesohet nga brenda vendit me IP shqiptare, por jashtë saj.Ndër hashtag-ët e përdorur bie ne sy sulmi kibernetik, Muxhahedinet pra MEK, ISIS, MKO- shkurtimi i organizatës se Muxhahedineve. Logoja e përdorur e hakerave përmban një shqiponjë që kap një yllin me gjashtë cepa, referencë e qartë kjo për yllin e Davidit simbolin e shtetit izraelit.Websiti është ndarë në disa kategori, ku bie në sy publikimi i disa materialeve te rëndësishme te institucioneve shqiptare.Dokumentet kanë të bëjnë me emërime punonjësish në administratë, shkresa nga AKSHI dhe Ministria e Infrastrukturës, kërkesë për të vizituar kompaninë prodhuese turke të dronëve të famshëm “Bayraktar”, si dhe ka foto pasaportash të shtetasve të huaj, çertifikata vaksinimi etj.Hakerat vërtetojnë se kanë akses të plotë tek adresat zyrtare, si tek skema e Pensioneve, projektet e Këshillit të Ministrave, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Brendshme, DPA, Avokati i Popullit, gjykatat, KQZ, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve te Transportit Rrugor, etj.Para 5 ditësh, grup i quajtur “Drejtësia e Atdheut” postoi në rrjetin social “Twitter” një status kundër Agjencisë Kombëtare Shqiptare dhe Shoqërisë së Informacionit. Aty shkruhej se AKSHI do të goditet së shpejti me një atak në zemër, llogaria e tyre nuk është me aktive.Autoritetet shqiptare ende nuk kanë konfirmuar në rruge zyrtare nëse ky grupim lidhet me hakerat, që sulmuan shërbim
U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin
Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....