Digjet një automjet në Krujë pak minuta pas atentatit me një të vdekur dhe një të plagosur në Milot.
Lidhur me ngjarjen bëhet me dije se në Borizanë është duke u djegur një automjet tip “Audi”, teksa policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Po kështu, lidhur me ngjarjen bëhet me dije se brenda makinës është gjetur një armë kallashnikov.
Atentati ndodhi në Milot, në hyrje të një pallati. Makina me të cilën ishin viktimat ka qenë tip fuoristradë “Land Rover”, e blinduar, por me sa duket ata janë qëlluar pasi kanë nga makina.