Një postim i Arjola Demirit ka nxitur dyshimet se ajo është e dashuruar dhe në pritje të ëmbël, megjithatë vetë aktorja sqaroi menjëherë të vërtetën. Ajo publikoi në Instastory një foto ku pyeste ndjekësit: “Çfarë thonë kur ke nur?”
Me sa duket pjesa më e madhe e ndjekësve u përgjigjën se aktorja është në pritje të ëmbël ose e dashuruar. Këtë e bëri të ditur vet ish-banorja e BBV, e cila në një video në Instastory shprehet: “Sot e mora vesh që ka vetëm 3 zgjidhje kur ke nur. E para është shtatzënia, e dyta “ke rënë në dashuri” dhe e treta “do të vdesësh.” Wtf, asnjëra. Shoqet i kam shtatzënë dhe mua më ka rënë nuri.”
Aktorja, edhe pas përfundimit të spektaklit e ka “shfrytëzuar” famën, duke qëndruar gjithmonë në qendër të vëmendjes. Arjola po shijon pushimet dhe ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për tu relaksuar.