Vllaznia nuk ka toleruar Universitatea Craiovës. Me të filluar pjesa e dytë, shkodranët kanë arritur të vendosin barazpeshën në “Loro Boriçi”. Ardit Hoxhaj ka ndëshkuar miqtë në minutën e 51-të, për të çuar shifrat 1-1.
Aksion mjaft i bukur i kuqebluve, me Markun që shërben për Ardit Hoxhajn dhe vlonjatin që dërgon topin në rrjetë. Barazim dhe festë kuqeblu në “Loro Boriçi”. Një gol i ardhur nga stoli me Markun e Hoxhajn që erdhën nga pankina për të gjetur barazimin.
Shiko golin https://www.supersport.al/wp-content/uploads/2022/07/Video-Recorder-8-1.mp4?_=1