Momente tensione janë përjetuar në Kuvend, teksa kreu i PD-së Sali Berisha i ka shkuar kryeministrit Edi Rama te karrigia në podium, pasi kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla nuk i ka dhënë fjalën.
Berisha niset drejt karriges së Ramës e teksa e quan “burracak” e të “pafytyrë”, gardistët e rrethojnë për të ndaluar ndonjë sulm të mundshëm fizik.
“S’ke turp o frikacak, o i pafytyrë. O burracak, o i panderë. Ty të ka çmendur 7 korriku”, i tha Berisha Ramës.
Më pas megjithëse fjalën e ka pasur deputeti i PD-së Tomor Alizoti, ai ka deklaruar se kohën e tij ia jep Berishës.
“Meqë ky parlament është kthyer në teatër, nuk kam ndërmend të bëhem pjesë e teatrit dhe si demokrat ia kaloj kohën time zotit Berisha”, tha Alizoti.