Deputeti socialist Erion Braçe ka publikuar i revoltuar menutë e çmimeve në jug të vendit, më konkretisht në Borsh ku një shalqi për 4 persona kushton 3000 lekë ndërsa pjepri, 2000 lekë. Braçe, i cili është ankuar për humbjet e fermerëve që prodhojnë shalqi, shkruan se një shalqi për katër persona mund të shitet për 50 lekë. Deputeti socialist thekson se shitja e shalqirit për 3000 lekë është çmenduri.
“Kjo është një menu ne jug, Borsh me qarte; Shiheni: Shalqi për katër persona 3000 leke; Pjepër për tre persona 2000 leke. Unë uroj të jetë gabim, sinqerisht, edhe pse kur shoh çmimet e tjera. Nuk me duket qe ka gabim.
Pra, ndryshe, kjo është çmenduri! Me çmimin e sotëm, 5 lekë për kilogram, një shalqi me peshe 10 kilogramë, kushton 50 leke. Një shalqi me këtë peshë mjafton për katër persona. Pra një shalqi me çmim 50 leke te shitet për 300 leke është poshtërsi, me 3000 leke është çmenduri!
Unë e di nga vjen kjo. Arsyeja është mosprerja e faturave, kuponëve fiskale e kështu me radhë!
Me to, as ma merr mendja se do ishin këto çmimet. Ne fund, ju ne jug, mos thoni “plazhet janë bosh”! Po i zbrazni ju! Jo vetëm kaq, por me çmimet tuaja, po taposni, bllokoni tregun e frutave e perimeve!”, shkroi Braçe.