Një mjet lundrues është konstatuar duke u djegur në breg të detit në Gotull të Kurbinit. Mjeti rreth 8 metra i gjatë dhe me dy motorë është konstatuar nga shërbimet e policisë, të cilës nuk kanë evidentuar asnjë person në kuvertë.
Lidhur me ngjarjen, deri më tani nuk dihen ende shkaqet e përfshirjes së mjetit nga flakët.
Ndërkohë, nga ana tjetër bëhet me dije se policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen dhe detajet e ngjarjes.