Kryetari i Bashkimit Demokratik të Kroatëve në Vojvodinë, Tomislav Žigmanov, kanë dënuar çdo veprim që i tensionon raportet mes Serbisë dhe Kroacisë.
Žigmanov, ka thënë të martën se “anëtarët e komunitetit kroat në Serbi nuk do të lejojnë që kroatët në Serbi të tërhiqen në një valë të re të shkeljeve të marrëdhënieve kroato-serbe”, raporton Tanjug, transmeton Express.
Raportet Serbi-Kroaci u acaruan kur presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq iu ndalua hyrja në Jasenovacit, lokacion ku Serbia pretendon se janë kryer krime ndaj serbeve për gjatë Luftës së Dytë Botërore.
E Žigmanov mendon se “Vuçiqi e ka të drejtën ta vizitojë Memorialin e Jasenovacit”, por shton se “Beograd s’ka të drejtë ta cilësojë Qeverinë kroate si qeveria ustash”. /Express