Sfida në “Air Albania” mes Tiranës dhe Zrinjskit, ka përfunduar në përplasje me armë dhe jashtë stadiumit është krijuar kaos. Shkak është bërë një tension i krijuar pas takimit jashtë stadiumit, me protagonist tifozët boshnjakë. Raportohet se këta të fundit janë përleshur me policinë, duke krijuar kështu një situatë të pakëndshme.
Kampionët boshnjakë fituan me rezultatin 0-1 ndaj Tiranës, rezultat që ka acaruar shumë bardh e blutë.Mësohet se policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, pasi është krijuar një kaos i vërtetë.