Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka reaguar për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.
Teksa ka shpërndarë mesazhin e presidentit të SHBA-së Joe Biden, Kim shkruan se ky është një hap historik. Ambasadorja thotë se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë për reformën në drejtësi si edhe në hapat e e tjerë të nevojshëm për anëtarësimin e plotë në BE.
Congratulations to ?? on today’s 1st Intergovernmental Conference – historic, long-awaited step toward full membership in ?? family. ?? will continue to strongly support your efforts on justice reform & other steps necessary for accession. Forward! ??? https://t.co/yeULdeLB24
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) July 19, 2022
“Urime Shqipërisë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare të sotme, hap historik, i shumëpritur drejt anëtarësimit të plotë në familjen e Bashkimit Europian. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm përpjekjet tuaja për reformën në drejtësi dhe hapat e tjerë të nevojshëm për anëtarësim. Përpara”, shkruan Kim.