Mesditën e sotme është riaktivizuar zjarri në Kepin e Rodonit i cili u shua dy ditë më parë. Flakët deri më tani kanë shkrumbuar disa hektarë me pyje. Zona të ndryshme në vend janë përfshirë nga flakët. Së fundmi zjarr është raportuar edhe tek Kepi i Rodonit. Bëhet me dije se zjarri ka krijuar një re tymi në atë zonë.
Gjithashtu, kujtojmë se zjarri vijon prej dy ditësh, ndonëse u fik njëherë nga ana e zjarrfikësve është riaktivizuar serish sot.
Zjarri vijon të shkrumbojë hektarë me pyje në kodrat e Kepit te Rodonit dhe po përparon në mënyrë të frikshme i favorizuar edhe nga era e fortë .
Edhe pse në vend ndodhet reparti zjarrfikës i Durrësit është e pamundur ndërhyrja me mjete pasi duhet ndërhyrje ajrore. Aktualisht situata është kritike .