Më 18 korrik është bërë çelja e Festivalit Travel Fest Albania, i cili do të mbahet deri më datën 24 korrik.
Pjesëmarrës në hapjen mbrëmjen e djeshme ishin shumë personazhe të njohur, ku mund të përmendim Bojken Lako, Andi Seferi, Hubert Perr dhe Ornela Cikuli.
Sakaq, prezantimi u drejtua nga moderatorja shumë e dashur nga publiku, Jonida Shehu.
Kujtojmë që gjatë ditëve të festivalit do të shfaqen filma të fokusuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe turizmin natyror, duke eksploruar tendencat më novatore në përfaqësimin audiovizual të përvojës së udhëtimit nëpër botë.
Në fund do të zgjidhen fituesit, të cilët do të shpërblehen në një ceremoni speciale në ditën e fundit të festivalit dhe mund të regjistrohen për një udhëtim treditor në një nga destinacionet e mrekullueshme të Shqipërisë.