Kryedemokrati Sali Berisha në një intervistë për MCN është shprehur se nuk ndihet i rrezikuar pavarësisht se SPAK kontrollohet nga kryeministri Edi Rama.
Berisha tha se Rama po zhvillon takime të fshehta me drejtuesit e Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit. Ai ftoi SPAK ta hetojë për çdo akt të tij që prej vitit 1990.
Berisha: Në të gjithë karrierën time politike, nuk sulmoj kurrë të huajt nëqoftëse ata nuk kanë shfaqur deklarata dhe qëndrime të papajtueshme, që unë i konsideroj të papranueshme. Nuk kam tendencë, nuk jam ksenofob. Kam bërë gjithçka për të bërë më të mirën e mundshme për shtetet e Europës dhe SHBA. Reagimet e mia kanë qenë gjithnjë reagime ndaj deklaratave të papranueshme nga unë të zonjës Yuri Kim. SPAK kontrollohet fund e krye nga kryeministri Rama. Janë deklaratat e tij kundër SPAK, presionet e tij, takimet e tij të fshehta me drejtuesit e SPAK. Unë ndihem zero i rrezikuar. Unë ftoj SPAK të hetojë çdo akt, vendim të Sali Berishës nga 1990 që jam në politikë deri më sot.