Një 7-vjeçar është përplasur nga një gomone pasditen e sotme në Vlorë. Bëhet me dije se, rreth orës 17:40, në plazhin e Jonufrës, shtetasi H. K., rreth 40 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone ka humbur kontrollin dhe ka dëmtuar një 7-vjeçar, i cili ka qenë duke notuar në afërsi të bregut.
Sipas informacioneve, fëmija ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia ka shoqëruar menjëherë drejtuesin e gomones për veprime të mëtejshme. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarës, pro ky është rasti i dytë brenda pak ditës. Kujtojmë se pak ditë më parë një çift në Jalë u goditën nga një gomone, teksa dy të rinjtë po pushonin në shezllonge. Të dy ata morën plagë të rënda, por fatmirësisht tani ndodhen jashtë rrezikut për jetën.