Opozita vazhdon të denoncojnë abuzimet e bërë nga qeveria në lidhje me tregun e karburanteve dhe energjisë. Pak ditë më parë deputeti Dashnor Sula bëri një denoncim të fortë në Kuvend, sa i takon naftës që futet në tregun shqiptar, ku në vitet e fundit pavarësisht rritjes së flotës së mjeteve, sasia e deklaruar është më e ulët. Ndërkohë, ditën e sotme gjatë një interviste televizive ai u shpreh se duke analizuar shifrat, kjo skemë shkaktohet nga dy rrugë sipas tij, e para është ajo që në vendin tonë futet naftë kontrabandë, dhe e dyta në pompat e karburanteve futet naftë papërpunuar e cila nxirret nga Albpetrol.
“Të gjithë ulin kokën dhe nuk kanë kurajo që të përballen. Shifrat janë kokëforte, qeveria ka një sjellje arrogante, nuk ndihmon shtresat në nevojë. Shifrat e paketës së rezistencës janë më të ulëta në Europë. Ka vetëm 2 rrugë, ose nuk deklarohet nafta që futet në Shqipëri, dhe hyn kontrabandë, pse futet në treg naftë nga rafineritë që janë në Shqipëri. Dhe një buf e kupton që këtu ka abuzim, po kërkoj dokumentet tjera, dhe kur ti siguroj do ti dërgoj në organet kompetente”, deklaroi deputeti.
Ndërsa theksoi më tutje se abuzime të tilla qeveria bën edhe në fusha të tjera. Ai tha se në çdo vendim që merret apo ligj që miratohet, qeveria bën sipas planeve të saj dhe shkel ligjin pa marrë në konsideratë propozimet e opozitës. Madje ai shkoi më tej duke thënë se, çdo gjë ndodh në lidhje me inceneratorët i dërgohen brenda në qeli Alqi Bllakos. “Këtu ka një sërë problematikash, ne ishim sot në Komisionin e Ligjeve, për të diskutuar Kodin Rrugor, dhe pa u deklaruar fare, pa e kaluar në Komisione, kanë vendosur që ta kalojnë për 3 ditë, vetëm se e ka propozuar Taulant Balla. Materialet i çohen me e-mail edhe Alqi Bllakos në burg, edhe kapen mat, edhe thonë jo ska probleme. Dy javët e fundit vetëm nga fisi im 3 familje ikën nga vendi, në Shqipëri ka zënë vend shprehja ‘mos u mërzit se ka edhe më keq’. Mos shikoni Tiranën, por zonat e tjera urbane dhe rurale kanë një sërë problemesh, ka shkuar 100 mijë lekë kuintali i miellit, nuk ka furra buke atje. Ka shumë problematika që këta nuk i kanë në mendje fare“, u shpreh Sula.