Sot pasdite pritet që kryeministri Edi Rama dhe delegacioni shqiptar të udhëtojë drejt Brukseli.
Pas votës pro të Maqedonisë së Veriut ndaj propozimit francez, zyrtarisht nisin bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Delegacioni shqiptar përbehet nga 25 figura të qeverisë e administratës që lidhen me procesin e integrimit.
Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në qershorin e vitit 2014, por vendi ynë ka bërë shumë pak hapa në këtë proces, ku pas 8 vitesh akoma nuk ka një konferencë të parë ndërqeveritare.