Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi ditën e sotme në Fushë-Krujë ku mbetën të vdekur tre persona, ka ngelur vetëm automjeti i shkrumbuar tërësisht në Larushkë. Sipas policisë bëhet me dije se makina ishte identike me atë të viktimave.
Gjithashtu, kujtojmë se në makinën e viktimave “Golf 3” është gjetur edhe një armë. Automjeti u tyre u përfshi nga flakët dhe më pas u shkrumbua për shkak të plumbave të shumtë, rreth 50, më të cilët autorët qëlluan në drejtim të tyre. Dyshohet se makina e autorëve ka qëlluar fillimisht nga pas viktimave, më pas makina e tyre ka kaluar paralel me automjetin e të vdekurve dhe në fund ka parakaluar dhe kanë qëlluar sërish me plumba.