Kontenieri në të cilën dyshohet se janë marrë rreth 50 kuti, ku dyshohet se kishte kokainë kishte rreth 10 ditë që kishte mbërritur në Portin e Durrësit. Sipas burimeve nga grupi hetimor mësohet se kontenieri kishte mbërritur në vendin tonë nga Ekuadori.
Sipas informacioneve të siguruara nga grupi hetimor, bëhet me dije se kontenieri ka qenë nën monitorim nga autoritetet ligjzbatuese, që prej momentit që ka mbërritur ne vendin tonë.
Mbajtja në vëzhgim është bëre pasi, kompanisë që sillte dërgesën e me banane nga Ekuadori, i janë kapur edhe here të tjera droge.
Autoritetet portale, kanë zbuluar hapjen e kamionit në momentin që do futej në skaner. Punonjësit e skanerit kanë konstatuar heqjen e plumbçeve e më pas kanë lajmëruar policinë.
Pas marrjes së informacionit, menjëherë policia dhe një grup hetuesish nga prokuroria e Durrësit kanë shkuar në port, ku kanë bërë kontroll te imtësishëm të kamionit. Nga kontrolli nuk është gjendur asnjë sasi lënde narkotike apo send i dyshimtë. Por nga letrat doganore, është konstatuar se në kontenier mungonin rreth 50 arka.
Sipas burimeve ndërhyrja e trafikantëve për të hequr nga aty kutitë, ku dyshohet se ka pasur drogë, pasi kanë marrë informacion se kontenieri ka qenë në mbikëqyrje nga autoritetet portale.
Për këtë fakt, prokuroria nisi hetimet edhe për dekonspirim nga autoritetet portale, nga ku u vunë nën akuzë 18 persona punonjës të portit. Ndërkohë në pranga është vënë edhe shoferi që do dërgonte kontenierin tek kompania e bananeve, Nazmi Allgjata, dhe agjentin e shitjeve i kompanisë Altin Muhametaj.
Prokuroria e Durrësit, vijon hetimet për këtë ngjarje ku që nga dita kur kontenieri ka mbërritur në port e deri ditën e djeshme kur edhe u zbulua heqja e plumbçeve, do behet rishikimi i kamerave të sigurisë, për të parë nëse kontenieri është hapur në vendin tonë, apo në ndonje prej porteve të tjera vendeve ku ai ka ndaluar përgjatë itinerarit që ka pasur.