Deputeti demokrat Tritan Shehu, në reagimin ndaj miratimit të propozimit francez nga Kuvendi maqedonas, tha se “suksesi” për mundësinë e çeljes së negociatave për vendin tonë, nuk vjen si shkak i realizimit të standardeve të vendosura për Shqipërinë, por nga një vendim jashtë nesh, që ka të bëjë me marrëdhëniet mes RMV dhe Bullgarisë”.
Shehu, me anë të një postimi në rrjetin social, ngriti dyshimin se sa vite dot i duhen vendit tonë të përfundojë procesin, nëse vijojmë të qeverisemi nga një qeveri e dështuar.
“Sot del në pah dështimi 8-vjeçar i Ramës. Pikërisht sepse integrimi ynë po u bazoka te marrëdhëniet MV-Bullgari! Sot për të disatën herë prej 2014-tës, Rama feston „Çeljen e negociatave“! Paradoksale dhe e turpshme kjo!
Një tregues i qartë ky i dështimeve në vazhdim i kësaj maxhorance. Por dhe kësaj radhe “suksesi” vjen nga një vendim shumë i rëndësishëm e pozitiv i parlamentit të MV, e jo i Kuvendit të Shqipërisë, jo nga realizimi i standardeve të kërkuara nga ne.
Dhe kjo mbasi humbëm vite të tëra me mos realizimin e tyre për këtë hap, me shtimin nga 3 në 5 në 7…15 e më shumë.
Dhe mbasi Rama pikërisht për të fshehur këto dështime të rënda jo vetëm që hapi disa shishe shampanjë e lëshoi shumë fishekzjarrë ne Tiranë por dhe në mënyrën më cinike lidhi fatin e Shqipërisë me atë të MV, me shprese se fundmi te një vendimi “politik” për çeljen e negociatave.