I ftuar në emisionin “Part Time”, deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka folur për marrëdhënien me ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën. Në rolin e recepsionistit, Këlliçi është shprehur se nuk flet me Bashën, por nëse e sheh në Parlament do ta përshëndeste atë.
Dembacaj: Më mirë deputet apo recepsionist?
Këlliçi: Po që me të thënë recepsionist është më mirë, por ti nuk më beson.
Dembacaj: Normal që nuk ta besoj.
Këlliçi: Me thënë të drejtë ia kam thënë dhe shumë njerëzve.
Dembacaj: Po nëse do të vinte tani Lul Basha të kërkonte një dhomë çfarë do t’i thoje?
Këlliçi: Do ta pyesja si gjithë të tjerët, do t’i tregoja tarifën dhe çmimin sa është pa ulje.
Dembacaj: Pse pa ulje, apo ka bërë lekë boll?
Këlliçi: Trajtim si të gjithë të tjerët.
Dembacaj: Flet me Lulin, këtu dua të dal?
Këlliçi: Jo, nuk kam ndonjë komunikim, por nëse e shoh në Parlament do ta përshëndes, është njerëzore.
Nga ana tjetër, përballë moderatores Rudina Dembacaj, deputeti Këlliçi ka rrëfyer se me Kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berishën ka një marrëdhënie më të mirë se atë që ka pasur më përpara pasi siç tregon deputeti tani ka mundësi të punojë zyrtarisht me të.
“Me doktorin është marrëdhënie dhe më e mirë se ç’ka qenë më përpara se për herë të parë tani unë kam mundësinë që kur ai është zgjedhur kryetar që të punoj me të zyrtarisht.”