Disa turistë serbë raportohen se janë bllokuar në “Grykën e Hapur” të Valbonës, ku njëri prej tyre dyshohet se ka humbur jetën.
Pritet zbardhja e shkaqeve të vdekjes së turistit.
Sipas burimeve zyrtare policia e komisariatit të Tropojës së bashku me një grup shpëtimi të mbështetur edhe nga Kosova po shkojnë drejt vendit të ngjarjes. Ngjarja mendohet se ka ndodhur në vendin e quajtur “Gryka e Hapur”.
Viktima është identifikuar me iniciale G. S., kishte ndërruar jetë, dyshohet si pasojë e infarktit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës, janë nisur drejt adresës së dhënë.
Duke qenë se për shkak të terrenit të thepisur, nuk është e mundur ulja e helikopterit, në ndihmë të shërbimeve të Policisë Tropojë janë nisur edhe Forcat e kërkim-shpëtimit të Kosovës, për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve, nga vendi ku janë bllokuar.