Ka nisur edhe sot seanca e radhës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut lidhur me diskutimet për propozimin francez për marrëveshjen me Bullgarinë. Deputetët e opozitës vijojnë të mos lëshojnë pe për marrëveshjen që mund t’i hapë rrugë integrimit të RMV dhe Shqipërisë në Bashkimin Europian. Përtej përplasjeve, ai që ka marrë vëmendjen e mediave ka qenë ish-kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, i cili është fotografuar duke lexuar librin “Peacemakers” në Kuvend.
Më 30 qershor 2022, ishte kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, ai i cili bëri me dije për publikun se e kishte pranuar propozimin e ardhur nga Elysse-ja dhe presidenti francez Emmanuel Macron. Mbi këtë propozim nga ana tjetër, më 22 qershor 2022, u nda tërësisht në mes Parlamenti i Bullgarisë, i cili nëpërmjet një mocioni mosbesimi, rrëzoi Qeverinë bullgare dhe më pas hoqi veton ndaj Shkupit, duke lehtësuar situatën mes dy vendeve.