Lidhur me tragjedinë e ndodhur ditën e djeshmë në plazhin e Durrësit ku humbi jetën 18-vjeçari Anri Kashniku, ka folur roja bregdetare. Ai është shprehur se kishte vënë flamurët e kuq për të mos u futur në det, por fëmijët nuk janë bindur dhe janë futur sërish në det. Roja gjithashtu tregoi se në momentin kur u fut për të shpëtuar 2 të miturit, bashkë me të u fut edhe Anri Kashniku, i cili nuk ka mundur që të dalë në breg.
“Deti ishte me shumë dallgë dhe pamë dy persona që kishin hyrë në det pa lejen e familjarëve. Ne vrapuam për të shpëtuar dy të miturit dhe bashkë me mua vjen vëllai i tij dhe një punëtor i zonës për të na ndihmuar. Morëm dy trupat e vegjël dhe u munduam që t’i nxirrnim në det, por personi i tretë ishte pas nesh, por pastaj pamë vetëm një kapele. Vrapuam për ta parë, por nuk mund ta ndihmonim dot. Si plazh nuk është se kemi pasur raste të tilla, por sinjalistika vendoset në fillim para se të vijnë pushuesit. Nuk kemi pasur shumë persona të pabindur ishte rast i rrallë. Nga citimi u mundova vetëm t’i ndihmoja. Nuk jemi gjatë gjithë kohës në monitorim, se ka raste që pushojmë. Nuk kemi zëvendësues, por kemi ndihmesën e këtyre të çadrave, por që nuk janë të kualifikuar” – u shpreh roja e plazhit.